Bayern Munich mbylli një sezon të suksesshëm, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, por sërish nuk ia doli dot të shkojë në finalen e Champions League.
Bavarezët kanë shfaqur dobësi në krahët e mbrojtjes, një repart ku duhet ndërhyrë me patjetër gjatë merkatos së verës. Sipas Sky Sport Germany, trajneri Vincent Kompany ka kërkuar përforcime në të dy anët e mbrojtjes, pasi Josip Stanisic dhe Konrad Laimer nuk bëjnë dot diferencën në ndeshjet e mëdha. Vuajtën shumë ndaj Real Madridit, ndërsa ndaj PSG-së ishin po ashtu shumë problematik. Në të njëjtën kohë, gjendja fizike e Alphonso Davies mbetet një shqetësim pas një mungese të gjatë dhe disa dëmtimeve muskulore.
Ndaj, Bayern po kërkojë të sjellë në verë një mbrojtës të djathtë dhe një mbrojtës të majtë. Objektivi i dytë i bavarezëve është të forcojnë mesfushën, pasi duhet një zëvendësues i denjë për Leon Goretzka, i cili do të largohet falas.
I riu Kennet Eichhorn është një nga profilet që monitorohet nga afër, pavarësisht konkurrencës nga disa gjigantë evropianë të futbollit.
Objektivi i tretë është forcimi i linjës sulmuese, ku emri më i përfolur deri tani është ai Anthony Gordon, për të cilin Newcastle kërkon mbi 90 milionë euro.
The post 3 objektivat kryesore të Bayern Munich për merkaton e verës. Ndryshe nuk e fitojnë dot Champions League appeared first on Telesport.









