Menu Close

“2191 ditë histori nuk mund të burgosen”: Afër ambasadave të huaja shkruhet grafite që tregojnë padrejtësinë ndaj krerëve të UÇK-së

Në përvjetorin e gjashtë të arrestimit të krerëve të UÇK-së janë parë disa grafite afër ambasadave të huaja në Prishtinë. Në këto grafite, që duket se janë vendosur natën, numërohen ditët e qëndrimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sot janë bërë gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Me këtë rast, para ambasadave të Gjermanisë dhe Francës, dhe vende të tjera të kryeqytetit, janë vendosur grafite në përkrahje të ish-krerëve, ku shkruhet ‘’2191 ditë – Historia nuk mund të burgoset’’.

Ndryshe, në muajin shtator të këtij viti, në Hagë, ish-krerët e UÇK’së u dënuan nga Gjykata Speciale pas një procesi gjyqësor që zgjati disa vite.

Gjashtë vjet më parë, më 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës dhe u nis drejt Hagës, pasi u bë publike aktakuza ndaj tij nga Gjykata Speciale. “Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë”, ishte mesazhi i tij i fundit për qytetarët para transferimit në qendrën e paraburgimit. Gjashtë vjet më vonë, Thaçi vazhdon të përballet me drejtësinë në Hagë, ndërsa procesi ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së ka kulmuar me 81 vjet burgim të shqiptuara në shkallën e parë. Nga dita që tronditi skenën politike të Kosovës deri te aktgjykimi që riktheu në qendër të debatit luftën e UÇK-së dhe mandatin e Gjykatës Speciale, kjo është kronologjia e një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore për Kosovën e pasluftës.

“Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë”.

Këto ishin fjalët me të cilat Hashim Thaçi iu drejtua qytetarëve të Kosovës më 5 nëntor 2020, në një konferencë për media që shënoi fundin e ushtrimit të detyrës së tij si president i Kosovës.

Vendimin e arsyetoi me nevojën për të mbrojtur integritetin e Presidencës dhe të shtetit.

“Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Thaçi.

Related Posts