Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të dhunës në familje të raportuar në Pejë, ku një vajzë 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe vëllait të saj më të vegjël.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 17 korrik 2026, rreth orës 16:00. Ankuesi ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj vëllait 8-vjeçar dhe motrës 6-vjeçare.
Pas ngjarjes, e dyshuara është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
“Pejë 17.07.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se vajza e tij e moshës 14 vjeçare, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait 8 vjeçar dhe motrës 6 vjeçare të saj. E dyshuara ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në drejtim të pa njohur. Rasti nën hetime”.








