10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Kosova feston sot 10 vjetorin e aktit me të lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës i ka 14 kapituj dhe 162 nene.
Presidenti Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se “Kushtetuta e Kosovës pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe te qëndrueshme.”
Ndersa kryeministri Haradinaj shkruan se “Ky dhjetëvjetor i gjen më të sigurte se kurrë, për rrugën Euro-Atlantike dhe miqësinë e përhershme me SHBA-në.”