Në Shqipëri janë regjistruar 10 persona të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.224 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.842.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 756.983 testime, 132.459 raste pozitive dhe 2.453 të vdekur.
Aktualisht bëhet e ditur se janë 164 raste aktive.