Është zyrtarizuar edhe koalicioni i katërt që pritet të garojë në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen me 6 tetor.
Ish-deputeti Nenad Rashiq ka paraqitur në KQZ koalicionin që është parë si alternativë e Listës Serbe në Kosovë.
Nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkoviq (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Slavisha Petkoviq dhe Branislav Markoviq, kishte njoftuar Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqi
Ky koalicion ishte zyrtarizuar ditë më parë në Graçanicë.