Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold.
Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll pasi përfundoi kontratën me Liverpoolin, ndërsa ka nënshkruar marrëveshjen 6-vjeçare, që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në qershor të vitit 2031.
Edhe pse madrilenët kishin arritur një akord me lojtarin si agjent i lirë, ata u detyruan të hyjnë në negociata me Liverpoolin për të siguruar lejen që Alexander-Arnold të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.