Po bëhen 12 ditë që zyrtarë të njësive të ndryshme speciale të Policisë së Kosovës, nuk kanë pranuar pagat për orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës.
Ndonëse zyrtarët policorë u njoftuan përmes emaileve zyrtare nga zyra e Financave në drejtorinë e Policisë së Kosovës, se pagesat për orët shtesë të muajit shkurt janë ekzekutuar, ato nuk u dolën në llogaritë e tyre bankare.
Tëvë1 ka siguruar njoftimin i cili u shkoi njësive speciale të Kosovës, në të cilin thuhet se: janë ekzekutuar orët sipas PSO për angazhimin e punonjësve jashtë orarit të rregullt të punës, orët e fituara në muajin shkurt, te paguara me pagë të muajit mars. (pamje të fotos e derguar te montazha)
Televizioni siguroi edhe emalin zyrtar në të cilin, më 31 mars nuk rezultoi me ekzekutimin e pagesës së orëve shtesë. (foto e derguar te montazha)
Për këtë, ka dërguar pyetje në dy ministri, atë të Punëve të Brendshme dhe Financave, por edhe në Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
E ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi thotë që për probleme të tilla, shumë zyrtarë policorë po japin dorëheqje.
“ Mos përmbushja e obligimeve nga ana e qeverisë, mund të demotivoj që një pjesë të tyre të lëshoi uniformën ndërsa pjesa tjetër të mos reagoi në raport me përgjegjësit e zyrtarit…02:25 sipas informacioneve që unë posedoj, në unifromë pavarësisht në FSK dhe në Polici, një pjesë e madhe e zyrtarëve që kanë lëshuar uniformën, është si pasojë e mos përmbushjes së obligimeve që ministritë përkatëse kanë ndaj zyrtarëve”, shprehet Gashi
Gashi thotë për televizionin se kjo ndikon edhe në mosefikasitetin e zyrtarëve policorë në detyrat për çka janë të ngarkuar.
“Ky demotivim ndikon drejtpërdrejt në mosefikasitetin reagues të zyrtarëve të policisë. Kështu që mjetet e planifikuara kanë impakt në mënyrë të drejtëpërdrejt në aspektin horizontal dhe vertikal. Në rrafshin horizontal raportet mes zyrtarëve policor mund të përkeqësohen, duke mos reaguar me përgjegjësitë që këta zyrtarë kanë”, vlerëson ish-ministri.
Pagesat për orët shtesë nuk janë ekzekutuar as për pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.