Zyrtarët izraelitë thonë se kalimi në Rafah mbetet i mbyllur nesër për shkak të Hamasi dështoi të kthejë trupat e pajetë të pengjeve

Zyrtarët izraelitë kanë njoftuar se kalimi në Rafah të Gazës do të mbetet e mbyllur nesër, dhe kolonat e kamionëve me ndihma në enklave do të zvogëlohen.

Gjithashtu theksuan se këto masa janë marrë kundër Hamasit që nuk dorëzoi trupat e të gjithë pengjeve të vdekura, transmeton Telegrafi.

Katër trupa të pajetë janë rikthyer në Izrael, derisa familjaret e 24 tjerëve janë akoma duke pritur trupat t’ju dorëzohen në Izrael.

Në anën tjetër Këshilli Norvegjez për Refugjatë i ka thënë Sky News se “të gjitha kalimet jugore” duhet të hapen ose “po do të flitet për përkeqësim të katastrofës” në Gazë.

E presidenti amerikan Donald Trump, ka nënshkruar dje në Egjipt marrëveshjen për paqe në Gaza si dhe ka premtuar rindërtimin e këtij vendi.