Kapiteni i Monterrey-t, Sergio Ramos, nuk mundi ta fshihte gëzimin e tij pas ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Interit. Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Sevillas dhe PSG-së shënoi golin për klubin meksikan në barazimin 1-1 kundër nënkampionëve të Evropës.
“Është gjithmonë një gëzim për të ndihmuar ekipin me një gol, por nëse mund të marrim pikë, është edhe më mirë. Ne luajtëm shumë mirë si ekip”, tha spanjolli pas ndeshjes në Pasadena.
“Kur nuk fiton dhe nuk merr tre pikët, padyshim që nuk shkon në shtëpi 100% i lumtur”, komentoi Ramos.
“Duhet ta harrojmë pikën e fituar dhe të mendojmë për tre pikë në ndeshjen tjetër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport
The post Sergio Ramos: Është gjithmonë kënaqësi të ndihmosh ekipin me gol appeared first on GazetaBlic.