Skuadra e Vushtrrisë edhe zyrtarisht nuk do të garojë në Superligë edicionin e ardhshëm.
Vushtrria me humbjen e sotme ndaj Ballkanit është përshëndetur nga Superliga e Kosovës në futboll, raporton GazetaBlic Sport.
Normalisht që largimi i tyre nga Superliga vie pas problemeve të shumta dhe rezultateve katastrofale.
Klubi i Vushtrrisë pas 27 xhirove ka grumbulluar 16 pikë në vendin e 10 dhe kështu kuptohet se edhe nëse fiton të gjitha takimet e mbetura nuk do të arrijë të sigurojë mbijetesën.
Vushtrria pas 27 xhirove ka 4 fitore, 4 barazime dhe 19 humbje.