E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Besiktas.
Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi.
Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin.
Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Juventusi ka qenë tjetër alternativë po ashtu.
Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin dhe Rashicën. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës.
The post Ardian Ismajli mund të transferohet në Turqi appeared first on GazetaBlic.