Zyrtare: Qëndrim Kida largohet nga Suhareka

Trajneri i njohur kosovar, Qëndrim Kida është larguar nga Suhareka.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Theranda, shkruan Indeksonline

Ky largim vjen menjëherë pas humbjes ndaj Gjilanit minuta më parë në Superligën e Kosovës, shkruan indeksonline

“FC Suhareka shpreh mirënjohjen më të thellë për trajnerin Qendrim Kida për përkushtimin, punën dhe pasionin që ka dhënë për ekipin tonë. Gjatë kohës së tij në krye të skuadrës, ai ka sjellë disiplinë, profesionalizëm dhe një frymë të fortë ekipore, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit”, shkruhet në njofitmin e klubi

Kujtojmë që Kida kishte zënë vendin e trajnerit shqiptar, Shpëtim Duros, i cili poashtu ishte larguar për shkak të rezultateve të dobëta.