Zyrtare: Postecoglou nuk është më trajner i Nottingham Forest

“Zakonisht fitoj trofe në sezonin tim të dytë”. Epo, e pamundur!

Trajneri Ange Postecoglou është shkarkuar sot nga posti i trajnerit të Nottingham Forest. Ai kishte vetëm 8 ndeshje nën drejtim. Vendimi erdhi fill pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea në Premier League.

Trajneri australian e mori detyrën më 9 shtator, pas largimit të Nuno Espirito Santos.

Me 6 humbje dhe 2 barazime, ai rezultoi dështim total. Nottingham Forest u eliminua nga Kupa e Ligës duke humbur me Swansea City, një tjetër detaj që vulosi shkarkimin.

The post Zyrtare: Postecoglou nuk është më trajner i Nottingham Forest appeared first on Telesport.