Sulmuesi brazilian Neymar dhe klubi i Santos, do të vazhdojnë të ecin përpara së bashku.
Përmes një videoje të postuar në kanalet e tyre në mediat sociale, klubi brazilian njoftoi më 1 janar zgjatjen e kontratës së kapitenit të saj deri më 31 dhjetor 2026.
Kontrata aktuale skadonte në qershor të këtij viti, ndaj palët kanë vendosur të vazhdojnë së bashku. Sipas klubit dhe lojtarit, kjo është mënyra perfekte për të filluar vitin e ri.
Kohët e fundit ishte përfolur për njëe largim të Neymar nga Santos, klub tek i cili ka nisur karrierën dhe iu bashkua së fundi.
Naymar, 33 vjec, ka realizuar gjatë këtij sezoni 11 gola në 28 ndeshje edhe pse shpesh është përshirë nga dëmtime.
The post Zyrtare! Neymar dhe Santos do të vazhdojnë së bashku edhe për një vit appeared first on Telesport.










