Como 1907 ka konfirmuar nënshkrimin me Mërgim Vojvodën me kontratën që e lidh me klubin italian deri në vitin 2028.
Mbrojtësi kosovar me përvojë i bashkohet Comos nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin torinez.
I lindur në Belgjikë, Vojvoda ka luajtur më parë me klube si Standard Liège, dhe Royal Excel Mouscron.
Vojvoda ka qenë një figurë kyçe edhe për Kosovën që nga debutimi i tij në vitin 2016, duke grumbulluar mbi 60 paraqitje.
Mërgim Vojvoda ndau emocionet e tij për bashkimin me Como 1907.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Seria A nuk është një ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin”, deklaroi Vojovoda.