Pas 4 viteve në Tetovë, sulmuesi anësor nga Prishtina prej sot nuk është pjesë e Shkëndijës. Palët kanë komunikuar ndarjen, duke shprehur mirënjohje e respekt të ndërsjelltë.
Shkëndija në komunikatën e saj njoftoi se futbollisti nuk ka pranuar ofertën për vazhdim të bashkëpunimit me kushte të përmirësuara dukshëm. Sportmania mëson se pas këtij vendimi fshihet Ballkani i Suaharekës.
Agjenti i lojtarit këto ditë ka folur me drejtuesit e ish-kampionëve të Kosovës dhe me gjasë duket i bindur për ta çuar 26 vjeçarin aty. Shala te Shkëndija u rrit si një prej lojtarëve më të mirë në pozitën e tij, duke u afirmuar në skenën futbollistike me shpejtësinë që e karaktizonte në depërtimet e tij.
The post U largua nga Shkëndija, Adenis Shala drejt transferimit tek Ballkani appeared first on GazetaBlic.