Vetëvendosje do të shkojë pa bartës të listës në zgjedhje.
Kjo është konfirmuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku do të certifikohen përfundimisht listat e partive të kandidatëve për deputetë.
Vetëvendosje kësisoj ka vendosur që ta mbajë listën ashtu siç e ka pasur.
Po ashtu, të njëjtin vendim e ka marrë edhe Nisma, PDAK dhe AAK.
Nga KQZ kanë bërë të ditur se hapësirat e numrave të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen në atë formë që të mos ketë vota të shkuara huq dhe të mos shkaktohet konfuzitet.