Zyrtare: Hernan Crespo, trajner i Sao Paolos

Portieri kroat, Dominik Livakovic, është në prag të një transferimi në La Liga.

Sipas informacioneve nga mediat turke dhe spanjolle, Sevilla i ka dërguar një ofertë zyrtare Fenerbahçes për të drejtat e portierit 30-vjeçar, i cili pritet të largohet nga Stambolli këtë verë.

Lajmi u konfirmua nga gazetarja Elise Buse Arac, pranë klubit, e cila raportoi se oferta është marrë tashmë. Gjigantët turk e vlerësojnë Livakovicin rreth 10 milionë euro, me parametrat specifikë të ofertës nga Sevilla që ende nuk janë zbuluar.

Dëshira e Livakovic është të luajë në La Liga, dhe përveç Sevillas, për të është e interesuar edhe Monaco. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga klubi francez.

/GazetaBlic Sport

The post Klubi i njohur spanjoll kërkon transferimin e Livakovic appeared first on GazetaBlic.