Leotrim Krasniqi nuk është më trajner i skuadrës së Lirisë.
Prizrenasit kanë njoftuar për ndarjen me trajnerin Krasniqi, duke e falënderuar për bashkëpunimin, transmeton GazetaBlic Sport.
“FC Liria falënderon me mirënjohje të thellë trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e çmuar, përkushtimin e palodhshëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë.
Faleminderit, Leotrim, që ishe pjesë e këtij rrugëtimi! Vlerësimi dhe respekti për ty do të mbeten gjithmonë të veçantë.Të urojmë suksese të mëdha në çdo hap të ardhshëm të karrierës tënde”.
The post Zyrtare: Liria njofton ndarjen me trajnerin Leotrim Krasniqi appeared first on GazetaBlic.