Zyrtare: Hekuran Berisha largohet nga Dukagjini

Kosova mund të jetë vend i vogël, megjithatë ka shumë talentë gjithandej Europës, sidomos në sportin e futbollit.

Një prej tyre është edhe Elson Berisha, vetëm 8 vjeçar, por me shumë pasion dhe talent për futbollin, shkruan GazetaBlic Sport.

Elson Berisha nga Mirosala e Ferizajt, i lindur në Francë, Caen, duket se është një nga futbollistët shumë premtues për të ardhmen.

Ai mund të jetë i ri në moshë, por deri tani ka arritur suksese mjaft të mira me klubin e tij “Sporting Club Draguignan”.

Berisha aktivizohet në grupmoshat U9 të këtij klubi, ku ka lënë përshtypje tejet pozitive tek trajnerët e klubit dhe në turnetë e ndryshme që ai ka luajtur.

8 vjeçari, i cili luan në pozitën e mesfushorit, dallon për shpejtësinë dhe teknikën e përsosur me topin e futbollit, teksa në dy turne të luajtur këtë vit me klubin e tij, ai është shpallur “MVP”, apo lojtari më i mirë.

Poashtu, në grupmoshat U8, ai dhe klubi i tij fituan Kupën e Francës.

Normalisht, nëse vazhdon kështu Berisha do jetë një lojtar tejet premtues edhe për kombëtaren e Kosovës në të ardhmen, ndonëse momentalisht është mjaft i ri, por ka sinjale tejet pozitive në fushat e blerta.

Më poshtë iu sjellim disa fotografi të tij me trofetë e fituar:

The post Elson Berisha, 8 vjeçari që me super talentin e tij në futboll po mahnit francezët appeared first on GazetaBlic.