Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar mesfushorin Tijjani Reijnders pas ndeshjes së tij debutuese me “Citizens” dhe ka vënë në dukje se holandezi ka potencialin të bëhet një nga më të mirët në pozicionin e tij në të ardhmen.
“Ai është një lojtar shumë i mirë. E ndiejmë këtë. Pasi të gjejë ritmin e tij, do të jetë më i miri. Kemi edhe Nico Gonzalez. Kovacic mund të kthehet. Shoh që ai shpesh luan më lart në mesfushë”, tha spanjolli për RMC Sport.
Sezonin e kaluar, Reijnders shënoi 10 gola dhe dha 4 asiste në 37 ndeshje të Serie A, përpara se të transferohej te Manchester City për 55 milionë euro.
/GazetaBlic Sport
The post Guardiola për Reijnders: Pasi të gjejë ritmin e tij, do të jetë më i miri. appeared first on GazetaBlic.