Manchester United do të përpiqet të nënshkruajë një portier të ri këtë verë për të zëvendësuar Andre Onana-n, i cili ka bërë shumë gabime që kur mbërriti në Old Trafford.
Portieri i Atalantas, Marco Carnesecchi, ka rënë nën radarin e Manchester United, raporton Corriere della Serra, transmeton GazetaBlic Sport.
Carnesecchi ka pasur një sezon të fortë, duke pësuar gjithsej 45 gola në 44 ndeshje dhe duke mbajtur portën të paprekur në 18 ndeshje.
Kontrata e portierit 24-vjeçar me klubin nga Bergamo është deri në verën e vitit 2028 dhe çmimi i tij, sipas Transfermarkt, është 25 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/
The post Manchester United kërkon sërish një portier të ri nga Italia appeared first on GazetaBlic.