Interi ka njoftuar zyrtarisht se Cristian Chivu është trajneri i ri i ekipit.
Ai zëvendëson Simone Inzaghin, i cili mori drejtimin e Al Hilal.
Njoftimi zyrtar nga klubi Nerazzurri ka mbërritur, me një shënim të publikuar në faqen e tyre të internetit pasi rumuni u largua në Parma këtë mëngjes.
Chivu ka nënshkruar me Interin deri më 30 qershor 2027. Ish-mbrojtësi fitues i tripletës është trashëgimtar i Simone Inzaghi-t, i cili kaloi për në Arabi për të filluar aventurën e tij në Al Hilal.
“FC Internazionale Milano mirëpret Cristian Chivu-n si trajnerin e ri të Ekipit të Parë. Trajneri ka nënshkruar një kontratë me Klubin Nerazzurri deri më 30 qershor 2027”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Cristian Chivu merr drejtimin e Interit appeared first on GazetaBlic.