Numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Dibër ka mbaruar dhe zyrtarisht shpallet fituesi i këtyre zgjedhjeve, njofton InfoShqip.com.
Në Komunën e Dibrës me mbi 300 vota epërsi fiton zgjedhjet kandidati i zgjedhur nga rradhët e BDI-së, Hekuran Duka.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 43 përqind dhe rezultatet jo-zyrtare flasin se në një pjesë të madhe të fshatrave ka fituar kandidati i BDI, Hekuran Duka, kurse në qytet Arben Agolli.