Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Borussia Dortmund ka nënshkruar me portierin shqiptar Diant Ramaj nga Ajax Amsterdami.  

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2029. 

Megjithatë, portieri nuk do të qëndrojë këtë sezon te Borussia Dortmund, pasi do të huazohet te liderët e ligës daneze FC Copenhagen deri në fund të sezonit. 

“Diant është një portier i ri gjerman që ka ende shumë potencial zhvillimi. Praktika në ndeshje është gjëja më e rëndësishme për të tani – dhe ai do ta marrë minutat në Copenhagen”.  

“I urojmë suksese maksimale në gjysmën e dytë të sezonit në Danimarkë dhe në Ligën e Konferencave”, thekson drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl. 

Ramaj u transferua nga Eintracht Frankfurt te Ajax në verën e vitit 2023.  Në 32 ndeshje për holandezët, ai mbajti gjashtë porta të paprekura.