Telenovela mbaron. Athletic Bilbao ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin anësor, Nico Williams, deri në vitin 2035, duke siguruar një nga talentet e tyre më premtuese për një kohë të gjatë dhe duke konfirmuar dështimin e transferimit te Barcelona, e cila e kërkonte me ngulm.
22-vjeçari, i cili është ngjitur në radhët e akademisë rinore të klubit, është vendosur si një lojtar kyç si për Bilbaon ashtu edhe për ekipin kombëtar spanjoll.
“Nico Williams nënshkruan zgjatje tetëvjeçare të kontratës me Athletic Club, deri në vitin 2035”.
“Anësori bardhekuq do të qëndrojë dhjetë sezonet e ardhshme në klubin e zemrës së tij dhe klauzola e tij e lirimit është rritur më shumë se 50% krahasuar me atë të mëparshmen”, thuhet në njoftim.
Transferimi te Barcelona dështon për vitin e dytë radhazi për probleme regjistrimi.
Deklarata e spanjollit: “Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, për mua gjëja më e rëndësishme është të dëgjoj zemrën time. Unë jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi. Kjo është shtëpia ime”.
The post ZYRTARE | Dështon transferimi te Barcelona, Williams rinovon 10 vite te Athletic dhe ndryshohen detajet e kushtet. Deklaratat e tij appeared first on Telesport.