Zyrtare: Como me ‘goditje’ të madhe në merkato, transferon Martin Baturinën

Gennaro Gattuso ka pranuar të marrë drejtimin e Italisë pa bërë asnjë kërkesë për paga të larta. La republika shkruan se i mbështetur nga Buffon dhe i mirëpritur me konsensus të gjerë nga “senatorët” e skuadrës, trajneri i ri i kombëtares do të ketë një rrogë shumë më të ulët krahasuar me paraardhësit e tij.

Ndërsa Roberto Mancini përfitonte 3 milionë euro neto dhe Luciano Spalletti rreth 2.8 milionë euro neto në vit, Gattuso ka firmosur një kontratë vjetore prej vetëm 800 mijë euro neto.

Megjithatë, marrëveshja përfshin një bonus të madh prej 1 milion eurosh në rast të kualifikimit për Kupën e Botës 2026. Nëse kjo arrihet, kontrata e Gattusos pritet të zgjatet deri në vitin 2028, kur do të zhvillohen Kampionatet Evropiane në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Ish-mesfushori, i njohur për pasionin dhe karakterin e tij të hekurt, do jetë në fushë me skuadrën 5 shtator kundër Estonisë dhe më 8 shtator ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Aktualisht, skuadra është e treta në grup, pas Norvegjisë dhe Izraelit, por me një ndeshje më pak se këta të fundit. Objektivi minimal është vendi i dytë, që siguron pjesëmarrjen në fazën “playoff” të marsit 2026.

Për të arritur këtë qëllim, Italia duhet të fitojë pesë ndeshjet e mbetura, përfshirë edhe finalen e mundshme të grupit më 16 nëntor kundër Norvegjisë. Një përballje vendimtare, duke qenë se skuadra e Haaland pritet të mos gabojë në asnjë nga sfidat e saj deri në fund. Diferenca aktuale e golave është problem: Norvegjia ka +11, ndërsa Italia është në -1.

Nëse edhe vendi i dytë dështon, shpresa e vetme për të shmangur eliminimin katastrofik do të mbetet Nations League. Italia do të ketë mundësinë të rikuperojë vetëm nëse fituesit e grupeve të Nations League sigurojnë kualifikimin përmes fazës së grupeve të kualifikueseve, duke liruar vende shtesë për “playoff”.

The post Gennaro Gattuso merr drejtimin e Italisë, por me pagë më të ulët se paraardhësit e tij appeared first on GazetaBlic.