Zyrtare: Besnik Hasi, trajneri i ri i Anderlechtit

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi është rikthyer në skuadrën e Anderlchetit.

Skuadra belge e shkarkoi nga detyra, David Hubertin dhe e zëvendësoi menjëherë me Hasin.

Hasi ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni, por me mundësi vazhdimi.

“Besnik Hasi i njeh shumë mirë gjërat e brendshme të futbollit belg dhe ka përvojën e duhur te Anderlechti. Jemi të kënaqur që e kemi kthyer atë në klub”, u shpreh drejtori sportiv, Olivier Renard.

“E njoh këtë klub. Është kënaqësi që do e drejtoj edhe një herë ekipin e parë”, ishin fjalët e para të Hasit

Besnik Hasi kishte fituar dy tituj me Anderlechtin gjatë vitit 2013/14, duke fituar Superkupën dhe titullin e ligës.