Zyrtare: Barcelona e shet Vitor Roquen

Vitor Roque edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.

”Tigrinho” do të rikthehet në Brazil, ku karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Palmeirasit.

Klubi katalanas përmes një deklarate ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Palmeirasin për transferimin e Vitor Roque.

18-vjeçari u transferua te Barcelona gjatë verës së vitit 2024, ku pas një sezoni u huazua te skuadra e Betisit, transmeton indeksonline.

Gjatë ditës së sotme kjo marrëveshje u shkëput, derisa talenti brazilian do të rikthehet në vendlindje.

Palmeiras do të paguajë 25.5 milionë euor dhe 5 milionë të tjerë bonuse pë transferimin e Roque, derisa ai do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare.