Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha duket se do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat në Kroaci kanë parashikuar formacionin e sezonit të ri të Dinamos dhe në këtë 11-she mungon emri i lojtarit shqiptar.
Madje, Arbër Hoxha thuhet se është vendosur në tregun e transferimeve.
26-vjeçari mund të përfundojë në Turqi, por ka oferta edhe nga klubet e Bundesliga 2.
Gjatë sezonit që lamë pas, Hoxha shënoi tri gola dhe bëri tri asiste në ligë në 31 ndeshje të zhvilluara (jo të gjitha si startues).
Vlera e Arbër Hoxhës në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milionë euro.
The post Hoxha nuk është më në planet e Dinamo Zagrebit appeared first on GazetaBlic.