Burnley ka finalizuar transferimin e Armando Brojës nga Chelsea, me sulmuesin që ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në ‘Turf Moor’.
“Është një moment shumë pozitiv të bashkohem me këtë klub para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier. Nuk mund të pres të nis”.
“Ndihem mirë, jam gati dhe i entuziazmuar për sfidën e të luajturit për këtë klub. Mund të ndjej tashmë mbështetjen e tifozëve të Burnley”.
“Mund t’ju them se do të jap gjithçka sa herë të vesh këtë fanellë”, ka thënë Broja pas prezantimit.
Një dëmtim në tendinën e Akilit e mbajti reprezentuesin shqiptar jashtë fushave për tre muaj në fillim të kampionatit, përpara se një dëmtim në kyçin e këmbës në janar ta linte edhe më shumë jasht.
Pas një dëmtimi në ligamentin kryesor të gjurit në dhjetor 2022, Broja ka pasur vështirësi për të pasur kohë të qëndrueshme lojë për shkak të dëmtimeve.
Ai ka regjistruar 58 paraqitje në tre sezonet e fundit, përfshirë një periudhë huazimi te Fulhami në sezonin 2023/2024.
The post Zyrtare: Armando Broja, lojtari më i ri i Burnleyt appeared first on Kosovapost.net.