Zyra e BE-së dënon sulmet e Sami Kurteshit ndaj AGK-së e gazetarëve: Liria e medias duhet të mbrohet

Zyra e BE-së në Kosovë ka dënuar gjuhën dhe sulmet e anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“BE në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga LVV-ja, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) një “aleancë të grupeve kriminale” dhe bën thirrje që praktika të tilla të marrin fund”.

BE tha se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike dhe u zotua se Unioni do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj.