Zyba e Pacolli në gjykatë për gazin lotsjellës, Sveçla mungon – gjyqtari pati parlajmëruar urdhërarreste

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca ndaj deputetëve të VV’së, të cilët akuzohen për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Fitore Pacolli dhe Salih Zyba tashmë kanë arritur në sallë, teksa Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ende jo.

Vetë avokati i tij ndodhet në sallë.

Në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.

“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.