Zvicra vendos 10 ditë karantinë, 10 mijë franga gjobë për ata që nuk izolohen

10 mijë franga zvicerane kushton gjoba për atë që shmangin karantinimin në Zvicër, në një kohë kur të gjithë vendet po përballen me koronavirusin.

Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër.

Këshilli Federal ka vendosur më 6 korrik për të futur në fuqi një detyrim karantine prej 10 ditësh për personat që vijnë nga zonat jashtë vendit, me rrezik të shtuar të infeksionit.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.