Zvicra në zi: Katastrofa e zjarrit në Crans-Montana

Tronditja e thellë në Zvicër e në botë pas katastrofës së zjarrit në Crans-Montana që mori jetën e afërsisht 40 personave. Bari frekuentohej kryesisht nga të rinjtë.

Në rajonin e frekuentuar turistik, Crans Montana të Zvicrës viti i ri nis me një tragjedi: Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur. Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha presidenti i këshillit të Valisit Mathias Reynard. Sipas autoriteteve, shumica e atyre që festonin ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç që po festonin vitin e ri kur shpërtheu zjarri në barin “Le Constellation” rreth orës 1:30 të mëngjesit. “Kjo është gjëja më e tmerrshme”, tha Presidenti i Këshillit Shtetëror të Valais, Mathias Reynard, në radion RTS, dukshëm i prekur dhe duke luftuar për të mbajtur lotët. “Pjesa më e tmerrshme është se ata janë të rinj. Dhe kur takoj të afërmit e tyre, ata janë miqtë, vëllezërit, prindërit e tyre. Është e tmerrshme.”

Lokali "Le Constellation" në Crans-Montana, ku ra zjarr, rrethuar me barriera dhe zjarrfikësit në veprim
Lokali “Le Constellation” në Crans-MontanaFotografi: Maxime Schmid/AFP/Getty Images
Njerëzit vendosin lule
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Crans MontanaFotografi: Denis Balibouse/REUTERS

Pavioni i reanimacionit në spitalin e Valisit u mbush me pacientë, ndaj disa të plagosur u transportuan në spitale të tjera në Zyrih, Gjenevë, Luzanë dhe Sion. Skena tronditëse, njerëz të djegur, panik total – kjo është ajo që raportojnë të mbijetuarit. Dëshmitarët raportojnë edhe  se pati shtytje e përplasje nga të gjitha anët. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimave dhe hetimin e rrethanave se si ka ndodhur zjarri. Sipas mediave zvicerane aksidenti mund të ketë ndodhur nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Ndërsa dy dëshmitare okulare, thanë, se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë.

“Tronditje e thellë”

Presidenti i ri i Zvicrës Guy Parmelin u shpreh i tronditur thellësisht: “Një moment gëzimi, u kthye në tragjedi gjatë natës në Crans-Montana, që ka prekur thellë të gjithë Zvicrën dhe botën e jashtme”, shkruan Parmelin në platformën X.

“Zvicra është e trishtuar, por është gjithashtu e bashkuar në dhimbjen e saj”, tha Presidenti Federal Guy Parmelin në një konferencë për shtyp të enjten, duke folur për një nga tragjeditë më të këqija në historinë e vendit.”U detyrohemi respekt këtyre të rinjve”, tha Presidenti Federal Parmelin, “dhe duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë.”

Forcat e shpëtimit në lokalin "Le Constellation" në Crans-Montana
Lokali “Le Constellation” në Crans-MontanaFotografi: Maxime Schmid/AFP/Getty Images

Një zonë luksoze skijimi 

Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane dhe mjaft i frekuentuar sidomos gjatë festave si Krishtlindjet dhe viti i ri lokalet janë tërësisht të prenotuara. Me shumë gjasë ndër viktimat ka edhe të turistë të huaj, vë në dukje policia.Zjarri shpërtheu në barin “Le Constellation” në të gdhirë të vitit të ri në orën 1.30 (sipas orës lokale). Hetuesit mendojnë se ka qenë një aksident. /dw