Zvarritja që kërkon Kurti | Nëse Gjykata Supreme aprovon ankesën e VV-së për përseritjen e votimit me postë, zgjedhjet s’do të kryhen para dy muajve (Dokument)

Nëse Gjykata Supreme e Kosovës do të aprovonte ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, KQZ-së do t’i duheshin edhe dy muaj të tjerë për të përfundar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Procedurat e gjata ligjore, do ta pamundësonin që certifikimi i rezultateve të bëhej para dy muajve, shkruan Demokracia.com.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP duke kërkuar anulimin e 18,933 votave të ardhura me postë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me pretendimin se ato janë të manipuluara. Gjithashtu, LVV ka kërkuar përsëritjen e procesit të votimit me postë dhe largimin e disa kandidatëve të LDK-së nga lista përfundimtare e deputetëve.

Pasi që PZAP-i hodhi poshtë ankesën e partisë së Kurtit, Vetëvendosje më 21 mars 2025 ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Një ankesë si kjo e Lëvizjes Vetëvendosje, përveç që vonon përfundimin e procesit zgjedhor, miratimi eventual i saj nga Gjykata Supreme do të ndryshonte krejtësisht rrjedhën e procesit të Zgedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Përfundimi i këtij procesi do të shtyhej edhe për një kohë të gjatë dhe Republika e Kosovës nuk do të arrinte të ndërtonte institucionet e reja, pasi që rezultatet nuk do të mund të certifkoheshin pa u përseriur votimi me postë.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme tregon rastet se kur KQZ-ja mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe sipas nenit 106 kjo mund të bëhet pasiqë PZAP-i dhe Gjykata Supreme të vendosin për të gjitha ankesat.

SA ZGJATË VOTIMI ME POSTË?

Aprovimi eventual i ankesës nga Gjykata Supreme mund të zvarrisë edhe më shumë përfundimin e procesit zgjedhor.

Por, sa do të zgjaste votimi me postë nëse Supremja vendos që të urdhërojë përseritjen e këtij votimi?

Sipas njoftimeve që janë publikuar nga KQZ-ja gjatë organizimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, periudha e votimit përmes postë ka zgjatur plotë 1 muaj, nga 9 janari deri më 8 shkurt 2025.

Një organizim në kushte të njejta, do të vononte certifikimin e rezultatit përfundimtar, pasi që përveç organizimit të votimit për 1 muaj, KQZ-së do t’i duheshin edhe disa ditë për të numëruar këto fletëvotime dhe për të pritur sërish ankesat e palëve në proces që mund të paraqiten në PZAP dhe në Gjykatën Supreme. / Demokracia.com /