Zv.ministri përgëzon Haxhiun për keqpërdorimin e veturës zyrtare: Mos e çaj kokën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka pranuar se ka keqpërdorur veturën zyrtare.

Pas publikimit të një foto, ku Haxhiu shihet duke hipur në veturë zyrtare me djalin e saj, ministrja është arsyetuar përmes një shkrimi në Facebook ku thotë se është nënë dhe i është dashur ta marrë djalin në çerdhe.

Bashkëpartiakë të saj që kritikonin me të madhe qeveritë e kaluara për keqpërdorim të veturës zyrtare, e kanë mbështetur Haxhiun duke i thënë “mos e çaj kokën për këtë (keqpërdorimin e veturës).

Është hiç më pak se zv.ministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, i cili ka mbështetur veprimin e kundërligjshëm të Haxhiut.

“Albulena as mos e çaj koken per kte! Leri te meren me cikerrima se nuk po kane tjeter ça thone!”, ka shkruar ai.

Related Posts