Zubin Potok, arrestohet një person pasi e goditi tjetrin me shishe qelqi në kafiteri

Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe qelqi një person tjetër.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.