Zubimendi te Real Madridi? Përgjigjja e vetë mesfushorit spanjoll “vulos” gjithçka

Real Madridi është shpesh subjekt i spekulimeve për një riformatim të skuadrës, mes largimeve dhe afrimeve të reja. Në këtë kontekst, çdo ditë lidhen emra të rinj me klubin, ndër më të përmendurit është një lojtar i Arsenalit, Martín Zubimendi. Titullar i kombëtares spanjolle dhe një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit.

Temën e trajtoi vetë Zubimendi gjatë programit radiofonik “El Larguero”, kur moderatori Manu Carreño e provokoi për të ardhmen e tij të mundshme në Madrid: “Kanë folur shumë për ty kohët e fundit. Shumë njerëz ndjejnë mungesën tënde dhe mendojnë se Real Madridi ka nevojë për një lojtar si ti. Për këtë emri yt del çdo tri ditë këtu në ‘El Larguero’”, – tha ai duke buzëqeshur.

Përgjigja e mesfushorit ishte e qartë dhe pa hapësira: “Nuk besoj. E vërteta është se Real Madridi ka lojtarë më shumë se të mjaftueshëm për të bërë mirë, prandaj jo, absolutisht jo”. Fjalë që, të paktën tani për tani i mohojnë spekulimet për një transferim të tij në “Santiago Bernabéu”.

The post Zubimendi te Real Madridi? Përgjigjja e vetë mesfushorit spanjoll “vulos” gjithçka appeared first on Telesport.