Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po përgatit ankesat ndaj Gjykatës Komerciale, e cila i ka kërkuar pezullimin e vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik për tri biznese.
Nga ZRRE thonë se nëse prapë vendoset në favor të bizneseve, vendimin do ta pezullojnë vetëm për bizneset që fitojnë paditë e jo edhe për tjerat. Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmërojnë padi tjera ndaj bizneseve.
As pas tri aktgjykimeve në favor të bizneseve nga Gjykata Komerciale, Zyra e Rregullatorit për Energji nuk do ta pezullojë vendimin për daljen në tregun e lirë energjetik. ZRRE thotë se do të ushtrojë ankesë ndaj të tri këtyre aktgjykimeve.
Nëse përsëri vendoset në favor të bizneseve, atëherë ZRRE do të pezullojë vendimin vetëm për ato biznese që do të fitojnë paditë, të tjerat do të qëndrojnë në tregun e lirë.
Aktgjykimet e Komerciales, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, kanë shtyrë një numër të madh të bizneseve të përgatisin padi ndaj ZRRE-së.
Nga kjo dhomë thonë se dëmet që do u shkaktohen bizneseve nga dalja në tregun e lirë janë të mëdha.
Pronar të disa bizneseve të mëdha janë shprehur të vendosur që mos të lidhin marrëveshje me asnjë operatorë privat për furnizim me energji elektrike.
Nga Oda Ekonomike e Kosovës po ashtu kanë kërkuar pezullimin sa më të shpejt të vendimit për daljen në tregun e hapur energjetik.
Nga kjo Odë i kanë thënë RTK-së se protestat nuk do të ndalen teksa kanë paralajmëruar edhe padi te tjera ndaj ZRRE-së./rtk
The post ZRRE nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales appeared first on Kosovapost.net.