ZRRE e cakton KEK-un si furnizues fundor për 6 muaj

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje, ZRRE e ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës si Furnizues të Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, shkruan Reporteri.net.

“Më 12.06.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e shtatë (VII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka caktuar subjektin juridik KEK – si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë (6) mujore, nga 31.08.2025 deri më 31.01.2026”, thuhet në njoftim e ZRRE’së.


Ndryshe, pas vendimit për dalje të bizneseve në treg të lirë të energjisë, vendim që ka hyrë në fuqi nga 1 qershori, mëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, në këtë rast tek KEK’u./Reporteri.net