ZPS refuzon të përgjigjet nëse i arrestuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Prokuroria Speciale ka refuzuar të deklarohet lidhur me të dyshuarin për spiunazh me BIA-n serbe, Bedri Shabani, nëse ai ka qenë apo pritej të ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me Bedri Shabanin.

Bennett ka bërë të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton çështjet e hetimit në këtë fazë të procesit.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Bedri Shabani, i cili raportohet se është dëshmitar i Speciales, u arrestua nga Policia e Kosovës në ditët e fundit, duke u përballur me akuzat për shpërndarjen e informacioneve konfidenciale dhe lidhjet e tij me agjenicinë serbe, BIA-n.

Avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha, ka pohuar se klienti i tij, njëri nga të dyshuarit për vepra të dyshimta të spiunazhit, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova të ndonjë veprimi të paligjshëm nga ana e tij.

Berisha: Nuk ka prova për të, i dyshuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë
Megjithëse avokati nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth rastit në të cilin Shabani ka dhënë dëshmi në Hagë ose pritej të jepte dëshmi, kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).