Të premten në mbrëmje, Aleanca-Veri Atlantike lajmëroi se nisur nga 1 janari, shteti anëtar Kroacia, mori një përgjegjësi të plotë.
Bëhet fjalë për marrjen e kontrollit për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, raporton Klan Kosova.
Kjo duke përdorur avionët modernë të prodhimit francez “Rafale”, të cilët siç thotë njoftimi, janë pjesë në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Kundër ajrore të aleancës.
Ndërkohë në fillim të kësaj jave, për vizitë në Zagreb qëndroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s që për momentin ka 32 vende anëtare.
Mark Rutte, nga kryeqyteti kroat dha porosi të qarta për Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë e gjashtë vendeve të rajonit.
Prej tyre Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, janë anëtare të Aleancës.
Kurse Kosova e Bosnja, ende jo, derisa Serbia thotë se nuk e do hyrjen në NATO, kurrë.
NATO, tha Rutte, po ashtu se do të vazhdojë që të forcojë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik në gjithë rajonin.









