Zotimet e kryetarëve: Premtuan shumë, i zbatuan vetëm gjysmën

Emrin e ka Përparim, por kryeqytetin nuk e përparoi.

Të paktën sipas matjeve që i bëri instituti GAP, kryetari i Prishtinës dështoi më së shumti në realizimin e premtimeve të dhëna në fushatë zgjedhore.

Nga 206 zotime elektorale, Rama për katër vjet i përfundoi vec 73 prej tyre.

Gati ka zotime, 72 i përmbushi edhe Bedri Hamza i Mitrovicës së Jugut, veçse dha shumë më pak zotime, 123 sosh.

Në Prizren u dhanë shumë më pak premtime, por nga 78 sa i bëri krejt Shaqir Totaj i kreu vec 42.

Në total 27 kryetarët e komunave  po del që i bënë krejt 1 mijë e 815 premtime e i përmbushën veç 918.

Për këtë mospunë u tha se nuk ka arsyetim.

Ndonëse u vërejt se kësaj herët komunarët e lanë pak anash asfaltin, e investuan edhe në sektorë të tjerë.

Një problem që e patën, megjithatë u përmend në hulumtimin që e publikuan të hënën nga instituti GAP.

Në këtë matje nuk është përfshi asnjë nga dhjetë komunat e banuar me shumicë serbe, por as Mamusha.

Nga hulumtuesit u tha se kandidatët për kryetar në këto vende nuk dhanë premtime gjatë fushatës zgjedhore 2021.