Janë më të rralla e më të pakta këto ditë e fundit publikimet e Adelinës, shkruan Kosovarja.<
Ajo qysh nga martesa është më stabile dhe më e kujdesshme se kohë më parë. Adelina Tahiri edhe pse zyrtarisht nuk ka pranuar asgjë rreth shtatzënisë, por këtë e zbuloi vëllai i saj, ku kishte publikuar rroba bebesh të gjinisë mashkullore.
Adelina dhe familja e saj janë të kënaqur me këtë martesë me avokatin maqedonas, por një masë e madhe njerëzish reaguan në vendimin e saj.
Adelina sot vjen me një imazh të një zonjë elegante dhe shume serioze. Për Adelinën si duket një projekt i radhës në muzikë do jetë i largët. Kënga e saj e fundit ishte ‘Dale kadale’ këngë që u prit mjaft mirë. /Kosovarja/