Zola: Ta mbështesim të gjithë Gattuson, duhet të shkojmë patjetër në Botëror

Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Duke folur për lojtarët e së ardhmes, ai u shpreh: “Pio Esposito dhe Scamacca janë dhuratë për kombëtaren; Højlund po i çmend të gjithë, edhe te Manchester United, që pas McTominay kanë shitur edhe një sulmues të tillë për interpretimet e gabuara të Ten Hag. Pastaj Lautaro Martínez dhe Thuram. Ose vetë Chivu, ose Conte, që mund të bëjë histori duke fituar dy tituj radhazi me Napolin”.

Duke parë nga Botërori 2026, Zola shtoi: “Historia e futbollit tonë nuk mund ta lejojë mungesën. Secili, edhe shtypi, duhet të bëjë pjesën e vet dhe të krijojë atmosferë. Nuk jemi për t’u hedhur poshtë, nuk ishim as më parë, por duhet të jemi aty, sepse mungesa në dy Botërorë radhazi ishte një goditje e rëndë. Duhet mbështetur Gattuso, shpresoj ta kemi me vete edhe fatin. Italia ka sulmues që mund ta forcojnë repartin ofensiv, tashmë të rëndësishëm si Kean dhe Retegui”.

 

The post Zola: Ta mbështesim të gjithë Gattuson, duhet të shkojmë patjetër në Botëror appeared first on Telesport.