Gianfranco Zola, ish-sulmues i Napolit dhe Chelsea, ka komentuar për “Corriere dello Sport” përballjen e ardhshme të Champions League mes dy skuadrave shumë të rëndësishme për karrierën e tij: “Napoli-Chelsea do të jetë një ndeshje me shumë domethënie dhe shumë tension, sepse të dyja luajnë për diçka të rëndësishme. Chelsea synon të hyjë në tetëshen e parë, Napoli të rikthehet në zonën ‘play off’. Kaq mjafton, apo jo?”
I pyetur se kush rrezikon më shumë, Zola shpjegoi: “Është e qartë që Napoli luan shumë më tepër, sepse në rast se nuk fiton, rrezikon të dalë jashtë kompeticionit, duke qenë se kualifikimi nuk varet vetëm nga rezultati i tij. Ndërsa Chelsea, edhe në skenarin më të keq, do t’i luante gjithsesi ndeshjet e ‘play off’-it”.
Sa i përket krahasimit mes futbollit italian dhe atij anglez, Zola pranoi se hendeku mbetet i dukshëm, sidomos për shkak të fuqisë financiare të Premier League. Megjithatë, ai theksoi me krenari vlerën e futbollit italian, duke nënvizuar se skuadrat e Serie A janë gjithmonë të pranishme dhe konkurruese, dhe se askujt, përfshirë anglezët, nuk i pëlqen të përballet me to.
The post Zola për Napoli-Chelsea: Ndeshje me shumë tension, “azzurrët” që luajnë gjithçka appeared first on Telesport.










