Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar partive opozitare për t’i siguruar votat Glauk Konjufcës, në mënyrë që ky i fundit të ushtrojë detyrën e presidentit deri në prill.
Sipas Zogajt, është e pakuptimtë që një kërkesë e tillë të bëhet “vetëm për disa kilometra rrugë”, duke e konsideruar këtë si një manovër politike që nuk lidhet me interesin publik.
Zogaj po ashtu ka kritikuar gatishmërinë e Konjufcës për ta pranuar këtë rol, duke thënë se ai po “e shtrin kurrizin pa pikë dinjiteti” përballë Kurtit. Sipas tij, qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje është krijimi i një narrative ku Kurti paraqitet si viktimë, me synimin që më pas ta përdorë këtë pozitë për t’u rikthyer në pushtet.











