Zoff: Gabuan duke ia dhanë shiritin e kapitenit Yildizit, është presion i tepërt

Dino Zoff ka kritikuar vendimin për t’ia dhënë Kenan Yildiz shiritin e kapitenit ndaj Real Madridit: “Shiriti i kapitenit tek Yildiz, nuk e kuptoj. Për mua është gabim, presion i tepër për të”. Ai shprehet se është gabim të ngarkosh një djalë kaq të ri me përgjegjësi dhe presion të madh, kur në skuadër ka lojtarë më me përvojë, që mund ta bëjnë rolin në fjalë pa penguar rritjen e Yildiz.

Për ambiciet e bardhezinjve, Zoff nënvizoi: “Nëse ekipi luan kompakt dhe solid si në Madrid, mund të ngjitet në renditje dhe të luftojë për pozitat e larta, edhe pse për titull mendoj se ende i mungon diçka”.

Ai vlerëson se ndeshjet e ardhshme me Lazio, Udinese dhe Cremonese janë mundësi për fitore, por paralajmëron se kundërshtarët nuk duhet nënvlerësuar, për të shmangur gafa si ndaj Veronës dhe Comos. Zoff thekson se Juventusi mund t’iu qaset sfidave me besim dhe të vazhdojë performancat e mira si ndaj Real Madridit.

The post Zoff: Gabuan duke ia dhanë shiritin e kapitenit Yildizit, është presion i tepërt appeared first on Telesport.